Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi theksoi nevojën për të siguruar qasje të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat kundër COVID-19.
Lidhur me këtë, eurokomisioneri shkruan në një postim në Twitter se në luftën ndaj koronavirusit, BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor.
“Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë në vaksinat në rajonet e Ballkanit Perëndimor. Nënvizoi gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalny”, tha ai.