Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Ai në një postim në Twitter tha se shpreon që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje të ndërsjellë.
“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkroi ai, teksa shpërndau fjalimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, mbi këtë marrëveshje.
I welcome the agreement on free movement between #Kosovo and #Serbia and I sincerely hope this signals a new era of real progress in the dialogue, based on mutual agreements and implementation. https://t.co/F1peKUKC3C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) August 28, 2022