Varhelyi ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Komisioner për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi tutje iu ka uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve të cilët janë duke u trajtuar në spital.

“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme