Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është takuar me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, në kuadër të Forumit BE-Ballkani, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Temë diskutimi e tyre ishte paqja dhe progresi që duhet të bëhet në dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka shkruar se këto janë qëllime të përbashkëta.
“Diskutuam për çështjet e fundit në Kosovë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, shfrytëzimi i mundësive që ofrohen nga EIP dhe progresi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tanë të përbashkët derisa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”, tha ai.
Sofia #BALKANS Forum. Discussed the latest issues in 🇽🇰 with @gervallaschwarz . Preserving peace & security of WB, using opportunities offered by EIP & making progress on Belgrade – Pristina Dialogue are our common objectives as we tackle the effects of the war in Ukraine pic.twitter.com/MDT62LJGMx
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 26, 2022