Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se është bërë inaguruimi i pjesës së parë të seksionit të Nish-Merdarë, në kuadër të Autostradës së Paqes.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla.
“Ne i lidhim njerëzit dhe bizneset e Serbisë. Kjo autostradë është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”.
“BE-ja investon! Më shumë gjëra po vijnë”, ka thënë Varhelyi.