Ditët e fundit, një variant i ri i coronavirusit është zbuluar në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktësisht në Sarajevë.
Kështu shkruajnë mediat vendase, sipas të cilave, një shtetas i huaj që po qëndronte në Sarajevë si turist ishte infektuar me llojin britanik të coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, rasti është raportuar si një rast asimptomatik, por një test PCR për coronavirus konfirmoi praninë e virusit.
Ky informacion është një nga arsyet e konferencës së sotme për shtyp të Shtabit të Krizave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.
Mutacioni i coronavirusit, rrënja e të cilit është në Britaninë e Madhe, sipas shefit të Institutit Gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, është më i rrezikshëm për njerëzit sepse shkakton ndërlikime shumë më të mëdha gjatë zhvillimit të vetë sëmundjes.
Ndryshe, deri më sot, disa lloje janë zhvilluar në botë, më të famshmit prej të cilëve janë ai nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili.
Sidoqoftë, është inkurajuese që prodhuesit e vaksinave kanë deklaruar se vaksinat e tyre janë gjithashtu efektive kundër këtij lloji të coronavirusit.