Në Francë situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese.
Sipas një njoftimi nga ministri i shëndetësisë, Olivier Veran, varianti Delta përbën rreth 40% të rasteve në Francë.
Madje ministri shprehu shqetësimin se ekziston mundësia që vendi të përfshihet nga një valë e katërt e Covid-19.
Franca ka regjistruar 5,790,584 raste dhe 111,231 viktima që nga fillimi i pandemisë. /Lapsi.al