Varianti Omicron i COVID-19 u zbulua në Holandë përpara se të vinin udhëtarët nga Afrika

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Varianti Omicron i Coronavirusit është zbuluar në Holandë përpara se në vend të mbërrinin dy fluturimet nga Afrika e jugut që mbanin virusin. Lajmin e bënë të ditur autoritetet e shëndetit në vend këtë mëngjes.

“Ne kemi zbuluar variantin Omicron të koronavirusit në dy kampione që janë marrë më 19 dhe 23 nëntor,” njoftoi Instituti Nacional i Shëndetit Publik.

“Nuk është ende e qartë nëse këta persona e kanë vizituar Afrikën e Jugut.”

Sipas raportimeve, të paktën 14 persona nga dy fluturime nga Johannesburg-u dhe Capetoën mbërritën në Holandë më 29 nëntor mes të cilëve u zbulua edhe varianti i ri.

Të ngjashme