dykatëshe të futura brenda në shkëmbinj në një kodër të bukur të gjelbëruar në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec. Për herë të parë ato janë zbuluar në vitet ‘40 dhe janë gërmuar plotësisht në 1971. Gjetjet e arkeologëve në varret e Selcës ishin shumë interesante dhe emocionuese atë kohë.
Janë gjithsej 5 varre në zonë, katër prej të cilave brenda në shkëmb dhe një tjetër i veçuar dhe i vendosur në një fushë afër. Varri i parë i përkiste një princeshe, e cila ishte varrosur bashkë me aksesorët e saj të artë, si vathë dhe kurorë. Gjithë elementet e gjetura brenda varreve janë të shfaqura për publikun në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Një nga gjetjet më interesante në këto varre është pafta e brezit. Kjo paftë origjinale është argjend, e mbrojtur pas një vitrine në Muzeun Kombëtar.
Një kopje e saj, në bronz dhe e zmadhuar 17 herë, është vendosur në hyrjen qendrore të Muzeut Kombëtar, për shkak të rëndësisë se saj për të treguar rrënjët tona të hershme të një prej qytetërimeve më të vjetra ilire. Pafta e brezit është e dekoruar me skena luftimi, ku dy kalorës përplasen me një këmbësor dhe e kanë vënë poshtë për të treguar dhe triumfin e ilirëve ndaj armikut. Objekti është i dekoruar me elemente mitologjike si drafoni, grifoni, peshku dhe zogu. Kjo skemë është interpretuar si legjenda e Kadmit, i cili pasi ndihmoi fisin Enkelej që të fitonin mbi armiqtë e tyre, u shndërrua vetë në një dragua.
Bizhuteritë e tjera përfshijnë disa elemente të punuar nga zejtarët vendas ilire, mes të cilave një fibulë – broshë, vathë dhe diademë. Ato ishin stolitë e kohës dhe punoheshin me ar e argjend. Dekorimet e tyre ishin të veçanta me figurën e Athinasë dhe të tjera zbukurime prej filigrami. Mes objekteve të gjetura janë dhe seri armësh të ilirëve, përfshi helmeta, mburoja, këmishë hekuri, pranga, por dhe tigan bronzi. Gjithashtu kishte dhe amfora prej bakri dhe enë të tjera, të gjitha të vendosura me kujdes në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Cilësia arkitekturore e varreve ilire të Selcës së Poshtme ende është e dukshme, pavarësisht dëmeve të kohës. Një nga varret monumentale ka formën e amfiteatrit, që përfaqëson një shembull të rrallë. Amfiteatër me shkallë në varr, është diçka e pazakontë, dhe thuhej se shkallët shërbenin që njerëzit të uleshin gjatë ceremonisë së varrimit. Arkitektura e varreve me kolona është e tipit Ionic, që gjendet në Romën dhe Greqinë e lashtë.
Disa gërmime paraprake të bëra nga arkeologët kanë arritur në përfundimin se poshtë Selcës dhe kodrave të Gradishtës fshihen rrënojat e një qyteti të tërë antik. Historia e një civilizimi të rëndësishëm antik pritet që të zbulohet. Varret e Selcës janë nominuar në listën Tentativë të UNESCO që në 1996. Një investim për zbulimin e plotë të tyre, do i hapte rrugën listimit të plotë në UNESCO të këtij qytetërimi të lashtë.