Trupi i pajetë i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, pritet të mbërrijë në Serbi gjatë orëve të pasdites.
Lidhur me këtë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, ka thënë se ai pret që i biri i Mlladiqit, Darko, “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë se çfarë dëshiron familja”, transmeton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).
Ai shtoi se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transportuese dhe mbështetje tjetër, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.
“Ne do të jemi aty për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike, transportuese dhe mbështetjeje tjetër, për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë”, tha Vuçiqi.