Familjarë, profesorë, studentë, artistë e politikanë dhe shumë qytetarë, morën pjesë në varrimin e aktorit dhe regjistorit, Bekim Lumi, i cili tash e dy vite është përballur me sëmundjen e kancerit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për Ekonomia Online tha se Bekim Lumi është shprehur përmes artit.
“Bekim Lumi ka qenë një prej artistëve që është shprehur përmes artit dhe ka shkaktu debat në shoqëri përmes artit dhe veprave që i ka realizuar. Është humbje e madhe që nuk është më në mesin tonë, por besoj që veprat e tij do të qëndrojnë me vite të tëra në gjenerata”.
Ai u shprehu ngushëllime familjes, artistëve, dhe gjithë shikuesve të artit.
Profesori në Fakultetin e Arteve, Fadil Hysaj, tha se Bekim Lumi ka qenë frymëzim për të gjithë dhe themelues i teatrit postavangard, raporton EO.
“Bekim Lumi ka me qenë frymëzim për shumë breza, për aktorë të rinj dhe regjisorë dhe ka me qenë periudhë e teatrit postavangardë që e ka themelu Bekim Lumi në Kosovë dhe si e tillë në periudhën e teatrit shqiptar do të mbetet epokë e vetme e teatrit laborator”.