Varroset gazetari Ibrahim Rexhepi

Ferizaj | 09 Tet 2018 | 15:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-gazetarit Ibrahim Rexhepi sot iu dha lamtumira e fundit, në varrezat e fshatit të tij të lindjes, Slivovë të Ferizajt.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, të afërm, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve.

Ibrahim Rexhepi kishte punuar për një kohë të gjatë si gazetar duke raportuar në sektorin e ekonomisë, ndërsa muajt e fundit kishte punuar si këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë ditës së sotme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë mbajtur mbledhje komemorative për nder të jetës dhe punës së tij.

Në varrim mori pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/vleresohet-vepra-e-ibrahim-rexhepit-akr-ja-humbi-nje-nga-shtyllat-me-te-fuqishme/

 

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/agk-ne-perkujtimin-per-ibrahim-rexhepin-i-paperseritshem/

Të ngjashme