Është varrosur sot në mesditë në Ferizaj sipas ceremonive fetare Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”.
Të pranishëm në varrimin e tij kanë qenë shumë persona, mes tjerash fytyra publike.
Lamtumirën e fundit, Hysenit ia ka dhënë edhe producenti i njohur, Bini Nebihu
Krijuesi i shumë hiteve, mik prej një kohe të gjatë me të ndjerin në foton nga ceremonia është shprehur:
“Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë”.
30-vjeçari u vra në orët e para të së shtunës nga vëllai i reperit Buta, Qëndrimi./Prive.al