Ka filluar në Burojë të Skenderajt ceremonia e varrimit të Hoxhës dhe ish luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avdyl Krasniqi.
Ai u bashkua përpjekjeve për liri qysh nga vitet e 90-ta, por ishte edhe njeri i fesë që predikonte vlerat e parimet e larta morale.
Ngushëllime familjarëve iu shprehën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli si dhe shumë personalitete tjera.