Varroset me nderime veprimtari Skender Gashi

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Prof.Dr. Skender Gashi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Mramor.

Personalitete të shumta pubike, miq dhe familjarë i kanë dhanë lamtumirën e fundit albanologut të shquar i cili ndërroi jetë ditën e enjte në Vjenë të Austrisë.

Në një fjalë rasti para të pranishmëve Halil Matoshi e ka quajtur Gashin si prijës të lirisë e pavarësisë, si atdhedashës i pa shoq, dhe bartësi më i denjë i flamurit dardan.

Ndërsa ministri Dardan Gashi, i cili është djali i të ndjerit, ka falenderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë dhe për fjalët dashamirëse për profesor Skender Gashin.

Dr.Skender Gashi ishte udhëheqës i katedres së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.
I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës.

Ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpuntor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.
Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesor të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.

Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.

Të ngjashme