Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nurije Hoxha, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxha, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha “nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që ka rritur djemtë e saj, Heroin e Kombit, Edmond Hoxha, dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavitin, jo për vete, por për atdhe.
“Nëna Nurije është shembulli më i mirë i një nëne shqiptare, që ka rritur djemtë e saj, Heroin e Kombit, Edmond Hoxha, dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavitin, jo për vete, por për atdhe. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke, nënë e të gjithë luftëtarëve dhe atyre që janë përpjekë për liri”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.