Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici i vrarë mbrëmë gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit. Nga ky aksion të plagosur kanë mbetur edhe dy policë të tjerë.
Policia ka bërë të ditur se Thaqi është varrosur me nderime të larta shtetërore, teksa kanë marrë pjesë drejtues të lartë të Policisë.
“Sot, më 29.01.2020, në fshatin Shkarashnik të Malishevës, me nderime shtetërore iu dha lamtumira e fundit, tashmë Heroit më të ri të Kosovës, policit Sami Thaqi. Samiu, ra heroikisht në krye të detyrës mbrëmë gjatë një operacioni policor në Zhur të Prizrenit. Policia e Kosovës ndan dhembjen me familjen e heroit Sami THAQI”, thuhet në postimin e PK-së