Katër rrugë të ndryshme që shpinin për në varrezat e fshatit Mleqan ishin mbushur me njerëz që kishin ardhur për të varrosur kolosin e folklorit shqip, atë që cilësohet si frymëzim i dhjeta gjeneratave për liri e atdhedashuri.
Ata i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej bijve të Sefë Mleqanit, Osmanit, transmeton Gazeta Tribuna.
Temperaturat e lartë, e as pritja e gjatë në kolonë nuk i pengoj njerëzit nga mbarë Kosova që të vinin në takimin e fundit me shahirin.
Rëndësinë e këngëve të tij sot e dëshmonin edhe radhët e gjata për t’u nënshkruar ne librin e kujtimit për këtë rapsod.