Vasfije Krasniqi, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë në lidhje me viktimat e dhunës seksuale ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk e ka pyetur se si të trajtohet kjo çështje në dialogun Kosovë Serbi.
E pyetur nëse Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar këshillë se si të veprojë në dialogun Kosovë-Serbi për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale, Krasniqi ka thënë se Kurti ende nuk ka kërkuar këshillë nga ajo.
“Ende jo, më vjen keq por edhe jo”, tha ajo në DIREKT.
“Më vjen keq se është një temë që duhet të jetë mbi tavolinë në bisedime”, ka shtuar Krasniqi.
Ndryshe sot Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 10 vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.