Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale – gruaja e parë që doli publikisht për të dënuar mizoritë e Serbisë i doli në krahë Shyhrete Tahiri- Sylejmanit, e cila njësoj sikurse ajo kërkoi drejtësi për krimin që i është bërë gjatë luftës në Kosovë.
Ajo përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Facebook”, i tha se Shyhretja, gjithmonë do ta ketë përkrahjen e saj.
“Drejtësi
Për Të Gjithë
E dashur Shyhrete do ta kesh prekrahjen time dhe familjes time deri ne fund!
Trimresha ime”, tha ajo.
Shyhrete Tahiri –Sylejmani, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës sot publikisht të dorëzoi kallëzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.
Tahiri- Sylejmani
është gruaja e dytë që del publikisht para botës për të dëshmuar për mizoritë e
Serbisë, të cilat ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që
dhunuesit të dënohen.
Ajo sot bëri me dije që nuk është lehtë të ndahet dhimbja e shpirtit, por ka
dal të kërkojë drejtësinë që i takon asaj dhe mijëra të tjerëve që patën fatin
e saj