Basketbollistet e Kosovës U-18 (F) kanë zhvilluar ndeshjen e pare në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.
Vashat e Kosovës kanë pësuar nga super fuqia evropiane e basketbollit, Sllovenia, me rezultat 12:97. Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, derisa të shtunën do të luajnë ndaj Estonisë.
Vashat e Kosovës përkundër se janë më të reja në moshë se kundërshtaret dhe më me pak përvojë e gjatësi, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, derisa tani po përqendrohen për ndeshjen e ardhshme.
Synimi i Kosovës nga fillimi ishte një fitore në grup, duke i përqendruar forcat te ndeshja me Norvegjinë, që zhvillohet të martën.
Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.
Grupi A
14:15 Kosova-Sllovenia 12:97
16:30 Norvegjia-Danimarka
21:00 Finlanda-Estonia
Orari i Kosovës
Grupi A
E premte (5 korrik)
14:15 Kosova-Sllovenia
E shtunë (6 korrik)
21:00 Estonia-Kosova
E diel (7 korrik)
16:30 Kosova-Danimarka
E martë (9 korrik)
18:45 Norvegjia-Kosova
E mërkurë (10 korrik)
14:15 Kosova-Finlanda