Vashat e Kosovës zënë vendin e shtatë në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kosovës në karate, konkurrenca e femrave, ka përfunduar në vendin e shtatë në ekipore të Kampionatit Evropian “Poreç 2021”.

Vashat tona shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.

Kombëtarja jonë priste rastin që përmes repesazhit të kërkonte medaljen e bronztë, por humbja e Francës në gjysmëfinale, ua pamundësoi vazhdimin tutje.

Vendi i shtatë nga 34 kombëtare pjesëmarrëse në ekipore vlerësohet sukses për kombëtaren tonë.

Kampionatin nga afër po e ndjek edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme