Kombëtarja U-17 e Kosovës në hendboll (vajzat), ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën.
Në kuadër të Kampionatit Evropian (B) në Ankara të Turqisë, vajzat kosovare fituan ndaj Bullgarisë me rezultat 34:29.
Kombëtarja kosovare luajti ndeshje të madhe, ndërsa fitorja do të shërbejë për vazhdim të kampionatit.