Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka dhënë një përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me nismën e tij për korrigjimin e kufijve dhe sulmin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo. ‘Hallet’ e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve”, shkruan Vasili në Facebook si përgjigje ndaj Thaçit.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:
Kufijtë janë në rregull.
Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.
Dhe fituesi duhet të sillet si fitues e kundërta është faj.
Ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Është në krizë ekonomia.
Është i madh korrupsioni.
Pastrohen edhe para të pista shumë bile.
Shqiptaret këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë.
Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.
Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet.
‘Hallet’ e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/1921256728174150