Ish-lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Rudi Vata, ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH.
Vata shprehet se pasi erdhi të kandidojë për postin e presidentit të FSHF-së, gjëja e parë që i thanë njerëzit e futbollit ishte se duhet të hidhte 2 mln euro për të blerë votat.
“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së’. Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, u shpreh Vata.