Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë të enjten mori vendim unanim për t’ua ndarë titullin “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar në Vushtrri.
Sipas njoftimit të Komunës së Vushtrrisë, “titulli është ndarë për heroizmin e tyre në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”. Titulli i njëjtë i është ndarë edhe Idriz Asllanit, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.
Vushtrria së fund është kthyer në vatër të koronavirusit.
Të martën ishin tetë raste me COVID-19 në këtë komunë, shtatë në qytet e një në Bajskë. Të mërkurën rasti i vetëm me COVID-19 në vend ishte në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa të enjten tri prej katër rasteve të regjistruara ishin sërish nga Vushtrria. Bëhet fjalë për tri raste në fshatin Stanovc.