Vazhdohet masa e karantinës në Sidnej të Australisë, shkak rastet me variantin Delta

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i New South Wales në Australi ka dhënë vendim që të mërkurën të mbyllet për një javë qyteti Sidnej për shkak të shfaqjes së disa rasteve të reja me variantin Delta të COVID-19, për të cilin mendojnë se mund të rritet më shumë në këtë pjesë.

Sidnej është i bllokuar nga 26 qershori i këtij viti, por iu është vazhduar masa e karantimit edhe për një javë. Vendimet e rrepta për mos dalje nga shtëpia kishin për të mbaruar të premten, por u vazhduan deri më 16 korrik.

“Variant Delta është një një lojë më ndryshe, është jashtëzakonisht i transmetueshëm dhe më ngjitës se çdo formë tjetër e virusit që kemi parë,” ka thënë drejtuesi i shtetit të NSW, Gladys Berejiklian, para gazetarëve.

Në Australi të mbyllura nga java e ardhshme do të jenë edhe shkollat, shkruan Reuters. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-18 atje është 30,800 raste si dhe 910 vdekje. Bllokimi aktual është i dyti në Sidnej që nga fillimi i pandemisë.

Të ngjashme