Vazhdojn edhe sot protestat e studentëve në Shqipëri

Prishtinë | 07 Nën 2026 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja studentore në Shqipëri ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistencë, studentët kanë vendosur të intensifikojnë aksionin e tyre, duke kaluar në një strategji të re organizimi, e cila parashikon zhvillimin e dy protestave kombëtare çdo javë.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të mbahen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Ky vendim vjen në kuadër të përpjekjeve për të mbajtur të gjallë mobilizimin studentor dhe për të shtuar presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të parashtruara nga studentët.

Organizatorët synojnë që përmes këtij formati të ri protestash të vijojnë qëndrimin e tyre dhe të kërkojnë përgjigje konkrete nga institucionet për çështjet që kanë ngritur gjatë muajve të fundit.

Të ngjashme