Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass sot është bllokuar në Mali pas një prishjeje në avionin zyrtar.
Ky është incidenti më i ri në serinë e zezë që po e godet kohëve të fundit flotën e avionëve të Qeverisë gjermane, transmeton Koha.net.
Mass është dashur të kthehej dje nga vizita disaditëshe në Afrikën Perëndimore gjatë të cilës kishte vizituar Sierra Leonen, Burkina Fason dhe Malin. Por, avioni i tij kishe pasur një defekt dhe ai është dashur të ndalet në Bamaku,në kryeqytetin e Mlait, ka thënë zëdhënësi i ministrit, njoftojnë mediet.
Pritet që ai gjatë ditës të kthehet në Berlin.
Kjo prishje e avionit është e fundit në vargun e defekteve që kanë pasur avionët qeveritarë të Gjermanisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte arritur me vonesë në samitin G20 në Argjentinë në fund të nëntorit të vitit ë shkruar pas defektit në sistemin elektrik të avionit të saj.
Në fund të janarit, presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinameier ishte bllokuar në Etiopi pas defektit të avionit me të cilin udhëtonte.
Ministri për zhvillim Gerd Mulle në fillim të vitet anuloi vizitën në Namibi për shkak të prishjes së avionit.