Vazhdojnë dëgjimet publike për buxhetin e komunës së Rahovecit për vitin 2021

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Dëgjimet publike për buxhetin e komunës së Rahovecit për vitin 2021, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i ka mbajtur me banor të fshatrave Çifllak, Dobidol, Polluzhë, Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor.

Afrim Dina, kryesues i KPF-së ka thënë jam këtu me anëtarët tjerë të këtij komiteti për të marrë nga ju kërkesat që ju i keni, duke u bazuar nga ato më me prioritet gjithashtu kërkesat të protokolluara duhet të dorëzoni në administratën komunale e më pastaj ato kërkesa shkojnë në adresë të secilin që është përgjegjës për tu marrë me kërkesat tuaja.

Për buxhetin e komunës për vitit 2021, ka folur Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa i cili i ka njoftuar banorët se buxheti për vitin 2021 është 14 milion e 548 mijë e 823, ndërsa buxheti për investime kapitale është 4 milion e 500 mijë euro, bazuar në këtë shumë financiare do të mundohemi që ti inkorporojmë kërkesat tuaja dhe të fshatrave tjera përfshi këtu edhe qytetin e Rahovecit.

Sali Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Çifllak i ka prezantuar kërkesat e këtij fshati, sipas tij këto ishin kërkesat: Shpërndarja e mekanizmit bujqësorë dhe serrave për fermer, rregullimi i kanalizimit në dy lagje, kubëzimi i rrugëve të fshatit, rregullimi i ndriçimit publik, renovimi i objektit të shkollës dhe rregullimi i rrugëve fushore.

Ndërsa Kujtim Sopiani, kryetar i këshillit të fshatit Dobidol i ka prezantuar kërkesat e këtij fshati: Hapja e kanaleve për ujërat atmosferik, riparimi i objektit të shkollës, rrethimi dhe rregullimi i oborrit të shkollës, rregullimi i rrugëve fushore, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i trotuarit Dobidol-Dejn,  rregullimi i ndriçimit publik, mbështetja e fermerëve me mekanizëm bujqësorë, rregullimi i një shtegu për ecje, rregullimi i një ure Dobidol-Doblibare dhe menaxhimi i mbeturinave.

Binak Berisha, kryetar i këshillit të fshatit Kramovik i ka prezantuar kërkesat e fshatit: Rregullimi  i rrugëve fushore, ndriçimi publik në rrugën kryesore të fshatit, rregullimi i kanalizimit, kubëzimi i rrugëve, zgjerimi i sistemit të ujitjes dhe rregullimi i oborrit të shkollës.

Kurse Kujtim Regjepi, kryetar i këshillit të fshatit Mrasor, i ka prezantuar kërkesat e këtij fshati: Rregullimi i sistemit të ujit të pijes, rregullimi i kanalizimit, rregullimi i rrugëve fushore, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i sistemit të ujitjes dhe rregullimi i ndriçimit publik.

Faton Fetahaj, kryetar i këshillit të fshatit Guri i Kuq i ka prezantuar kërkesat e këtij fshati: Kubëzimi i dy rrugëve, rregullimi i një trotuari me gjatësi prej 400 metrave dhe rregullimi i rrugëve fushore.

Të ngjashme