Në kam-pusin e Universitetit të Prishtinës dje kanë filluar gërmimet, pasi dyshohet se aty ekziston një varrezë masive.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime për viktima të përkatësisë shqiptare.
Inicimi i gërmimeve në këtë lokacion vjen pas deklaratave të disa qytetarëve se kishin parë forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion gjatë kohës së luftës.
Gërmimet janë duke vazhduar edhe sot.
Sipas prokurorit të rastit, Elez Blakaj, gërmimet do të zgjasin sa të jetë e nevojshme për zbulimin e së vërtetës.