Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi Leonardo Bonucci ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Mbrojtësi i Juventusit është kthyer nga detyra ndërkombëtare me Italinë dhe FIGC konfirmoi mbrëmë katër anëtarë të stafit të testuar pozitivisht për coronavirus.
Përveç tyre paska pasur edhe lojtarë të infektuar, pasi Juventusi ka konfirmuar se Bonucci ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Leonardo Bonucci, kur u kthye nga ekipi kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostik për COVID-19 i cili u kthye pozitiv”.
“Lojtari tashmë është vendosur në izolim në shtëpi”, shkruan në deklaratën zyrtare të Zonjës së Vjetër.
Ndryshe, Andrea Pirlo do të ketë mundësi të pakta në mbrojtje në derbin e Torinos të shtunën pasi Merih Demiral gjithashtu doli pozitiv për COVID ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Turqinë.