Kërkimet për të mbijetuarit e zjarreve në Greqi, janë duke vazhduar ende.
Së paku 74 persona raportohet se humbën jetën nga zjarret pyjore të cilat ndodhën në kryeqytetin Athinë, njofton Klan Kosova.
Sipas ekipeve të shpëtimit, erërat e forta përhapnin zjarrin, duke zënë shumë njerëz në shtëpi dhe automjete por duke detyruar edhe të tjerët të futeshin në det ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga flakët.
Të martën, trupat e 26 të rriturve dhe fëmijëve që me sa duket vdiqën duke përqafuar njëri-tjetrin u gjetën në një shkëmb të lartë.