Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc, FSK i bashkohet aksionit

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 01:19 | Nga

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK), bashkë me zjarrfikës e njësitin e zhytësve, janë angazhuar në kërkim të dy trupave të policëve të zhdukur pas aksidentit të ndodhur në lumin Lepenc.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv Zëdhëndësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Lepenc, rreth orës 21:00.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në Lepenc, policia thotë se vetura theu barrierat e urës së lumit

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc.

Sipas raportimeve ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi vetura kishte depërtuar bordurat e urës.

“Ende nuk dihen arsyet por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë”, ka thënë ai.

Të ngjashme