Në Indonezi janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve, pas një tërmeti dhe cunami që kanë rezultuar me të paktën 832 persona të vdekur në qytetin Palu.
Autoritetet kanë thënë se do të nisin varrosjen e viktimave në një varrezë masive, për shkak të shqetësimeve se mund të fillojë shpërndarja e ndonjë sëmundjeje.
Dhjetëra persona mendohet se janë bllokuar të gjallë nën rrënoja.
Në Palu, ekipet e shpëtimit janë duke pritur disa makina të mëdha për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare, pasi të dridhurat e kanë bërë të pasigurt situatën, ashtu që ata të nisen vetë.
“Komunkimet janë të kufizuara, makineria e rëndë po ashtu, nuk ka mjaftueshëm krahasuar me numrin e ndërtesave të shkatërruara”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Katastrofa.
Paralajmërimet për cunami kanë nisur, pasi një tërmet i shkallës,7.5 ka goditur këtë qytet të premten.
Presidenti indonezian,Joko Widodo ka vizituar këtë rajon dhe ka bërë thirrje që të ketë përpjekje “ditë e natë” për t’i shpëtuar të mbijetuarit.