Vazhdojnë kolonat e pritjet e gjata në kufi, mbi 2 orë për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Prishtinë | 12 Gus 2023 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje në kufinj edhe mëngjesin e sotëm.

Gjendja më e rënduar është në Merdare, ku për të dalë nga Kosova përmes kësaj pritje duhet të presin deri në 2 orë e 20 minuta, raporton Express.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë 1 orë e gjysmë, në Muçibabë 30 minuta, e në Jarinjë 10.

Nëpër pikat tjera kufitare, s’ka pritje të gjata.

Të ngjashme