Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së premtes.
Bashkatdhetarët të cilët po shfrytëzojnë këto pika kufitare për dalje nga Kosova janë duke pritur deri në tri orë, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në ora 08:21 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të Merdares arrijnë 2500 metra, kurse tek Dheu i Bardhë 200-250.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.
Të gjitha rrugët që shpien në pikat kufitare janë të kalueshme.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.