Vazhdojnë kolonat në Merdare, bashkatdhetarët presin dy orë e gjysmë

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetarët edhe më tutje janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës.

Edhe mëngjesin e sotëm, bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, janë përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit në lidhje me fluksin në pikëkalimet kufitare, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave, pritja më e madhe është në Merdare.

Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë apo 150 minuta, kurse kolona është e gjatë 500 metra.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka pritje dhe kolonë. Në këtë pikëkalim kufitar pritja është 40 minuta, ndërkaq kolona është e gjatë 400 metra.

Sipas këtyre të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e madhe se 15 minuta. 

Të ngjashme