Vazhdojnë kritikat ndaj sistemit VAR

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 15:22 | Nga

I prezantuar për të ndihmuar referët që janë nën presion për të marrë vendim, roli i sistemit të referit videondihmës (VAR) ende mbetet i paqartë, pasi më tepër pyetje janë ngritur për konsistencën e tij në Wembley të dielën.

Me Southamptonin në disavantazh 1:0 ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup të Anglisë, referi Martin Atkinson referoi një ndërhyrje të palejueshme në portierin e Chelseat, Willy Caballero, pak momente para se ai të lëshonte topin brenda vijës së portës së vet, shkruan Koha Ditore.

VAR nuk u konsultua dhe vendimi për t’i dhënë Chelseat goditje dënimi qëndroi, ndërsa Chelsea fitoi 2:0. Trajneri i Southamptonit, Mark Hughes, u irritua me këtë gjë.

“Ne jemi të dëshpëruar me referët. Ishte një moment vendimtar në ndeshje. Kush e di se si do të ishte rrjedha e ndeshjes pas atij momenti?”, ka thënë Hughes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme