Zyrtarët etnikë armenë të enklavës Nagorno-Karabakh kanë thënë të hënën se 45 ushtarë të tjerë janë vrarë nga luftimet me Azerbajxhanin.
Me këtë numër, shifra totale e të vrarëve nga kjo luftë që nisi më 27 shtator ka arritur në 525.
Të paktën 25 civilë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë të lënduar që nga atëherë, raporton Reuters.
Këto luftime po vlerësohen si më të ashprat që nga viti 1990, kur rreth 30,000 njerëz ishin vrarë.