Policia izraelite dhe protestuesit palestinezë kanë vazhduar përplasjet në Jerusalem edhe të shtunën mbrëma.
Palestinezët janë të pakënaqur me masat e izolimit të miratuara në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përkeqësimi i protestës ka nisur kur policia vendosi barrikada në Portën e Damaskut në Jerusalem, vend në të cilin myslimanët e kanë traditë të tubohen për ramazan. Në ditët e fundit janë arrestuar dhjetëra protestues që kanë sulmuar policinë me gjësende të forta.