Policia në qytetin Seattle të SHBA-së u përlesh me turmat që po marshonin në përkrahje të protestave kundër racizmit, në njërën nga demonstratat më të tensionuara që u mbajtën në tërë shtetin gjatë së shtunës.
Policia përdori granatë tymuese dhe gaz lotsjellës gjersa protestuesit ndezën zjarr dhe thyen xhama. Kjo demonstratë u bë si përkrahje për protestat në Portland që po mbahen tash e sa javë.
U arrestuan 45 njerëz dhe u lënduan 21 policë.
Ne Austin të Texasit një person vdiq gjatë marshit Black Lives Matter.
Demonstratat morrën serish hov për shkak të përleshjeve të dhunshme në Protland midis protestuesve dhe agjentëve federalë që u dërguan atje nga Presidenti Donald Trump, pavarësisht kundërshtimit nga udhëheqësit e këtij shteti dhe ata lokalë, shkruan BBC.
Në Seattle, mijëra protestues u tubuan së pari në mënyrë paqësore, duke mbajtur pamflete me slogane “Federalë shkoni në shtëpi” dhe “Po jetojmë në shtet policor”, dhe brohoritnin “S’ka drejtësi, S’ka paqe”,.
Pastaj një grup ia vuri flakën një vendi ku po ndërtohet burgu për të mitur, para se të thyenin xhamat e një gjykate dhe bizneseve aty pari, ka thënë policia. Autoritetet thanë se gurë, shishe, petarda dhe tulla janë hedhur drejt policisë, dhe njëri prej tyre u dërgua në spital.
Vendimi i Trumpit për të dërguar agjentë federalë për të mbrojtur pronat e qeverisë në Portland ka shkaktuar shumë kundërthënie.