Bashkatdhetarët të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, edhe sot janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdare, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë dri në 1,500 metra.
Edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë ka pritje. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta.
Piikat e tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.
Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.