Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se po punohet në riparimin e gypit të ujit çeliku që vjen nga Badoci, raporton EO.
Përmes një komunikate për medie, KRU ”Prishtina”, mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I ”
Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme do të vazhdojmë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, gyp ky që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot.
Punimet fillojnë në orën 11:00. Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I ”.
Ju falënderojmë për mirëkuptim, derisa ekipet teknike do të mundohen që sanimin ta përfundojnë sa më shpejtë.