Vazhdojnë sulmet e Rusisë në Idlib të Sirisë, 9 të vdekur

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Të paktën nëntë civilë kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur në qarkun jugor Eriha, brenda zonës së de-eskalimit të Idlibit, si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të Rusisë dhe regjimit të Bashar al-Assadit.

Regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë zhvilluan sulme në disa vendbanime brenda zonës së de-eskalimit të Idlibit, raporton Anadolu.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), nga sulmet deri më tani kanë humbur jetën nëntë civilë, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur.

Sulmet ajrore intensive vazhdojnë, për këtë shkak ka shqetësime për rritjen e numrit të të vdekurve.

Që nga fillimi i javës, në sulmet tokësore dhe ajrore të kryera nga Rusia dhe regjimi i Asadit në zonën e de-eskalimit të Idlibit kanë humbur jetën 90 civilë.

Të ngjashme