Pavarësisht apelit të policisë për të festuar pa armë, ky fenomen vazhdon të jetë prezent në ahengjet familjare, raporton EkonomiaOnline.
Policia njofton se ka arrestuar një person në Suharekë pasi që i njëjti ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Po ashtu është konfiskuar edhe një pistoletë me 30 fishekë.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me tridhjetë gëzhoja. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt:, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.