Ka vazhduar punimet e saj, Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, përmes platformës digjitale që UBT e ka bërë realitet dhe të mundur për studentët. Studentët kanë zgjuar interesim të madh për t’u bërë pjesë e kësaj akademie, teksa po vazhdojnë t’i ndjekin ligjëratat online, duke thelluar diapazonin e tyre me dije, përmes profesorëve dhe ekspertëve vendor e ndërkombëtarë.
Ligjëruesja në Kolegjin UBT, Krenare Pireva, me studentët ka diskutuar për “Përpunimin e gjuhës natyrale përmes Python”. Sipas saj, studentët nga ky kurs do të kenë mundësi që të mësojnë pjesën teorike dhe praktike lidhur me përpunimin e gjuhës natyrale dhe fuqinë e saj në ngritjen e intelegjencës së makinave, si dhe përmirësimin e komunikimit në mes njeriut dhe makinave.
Profesoresha, Krenare Pireva, theksoj se në një të ardhme të afërt, parashikohet thjeshtësimi i ndërveprimit në mes njeriut dhe makinave, përmes NLP teknikave. Kurse nga ana tjetër, specialisti i të dhënave në bankën Raiffeisen, Taulant Hoti, shtjelloj për studentët rreth integrimit dhe vizualizimit të të dhënave, si dhe ndau pjesë nga përvoja e tij. Studentët u njoftuan me koncepte të të dhënave dhe rëndësinë e tyre në biznes, për të vazhduar më pastaj me një diskutim për disa raste studimi.