Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca e sotme gjyqësore në rastin e tyre do të mbahet nga ora 09:30 deri në orën 16:00.
Sot do të vazhdojë dëshmia e Gucatit, e cila filloi dje.
Gucati para trupit gjykues tha se do të jepte dorëheqje brenda 24 sekondash, nëse nga zyra e tij do të rridhte ndonjë dokument, ashtu siç ndodhi me Dhomat e Prokurorëve të Specializuar.
Ai beson që rrjedhja e dokumenteve të Speciales ishte kurth për arrestimin e tij, HaradinaJt dhe krerëve të ish-UÇK-së.
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të ish-UÇK-së tha se besimin në këtë gjykatë e ka humbur, pasi që e njëjta nuk është marrë me rastin “Panda”.
Gjatë dëshmisë së tij, ai akuzoi Specialen që po bashkëpunon me kriminel serbë.