Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Seanca ëstë njoftuar të nisë në ora 09:00.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse e njëjta do të mbahet e hapur apo e mbyllur për publikun.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’i tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të z. Thaçi, z. Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv. 

Trupi Gjykues konstatoi se deklaratat e z. Pallaska për kanalin televiziv të Kosovës, RTK,  “ndonëse shpesh të pabazuara dhe të pasakta”, nuk ishin përpjekje për të çorientuar qëllimisht publikun apo për të ndikuar në vendimin e Trupit Gjykues dhe as nuk u nxor informacion konfidencial.

Seanca e fundit u mbajt dy ditë më parë.

Të ngjashme