Vazhdon greva e punëtorëve të rafinerive të naftës në Francë

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e rafinerive të naftës në Francë kanë votuar të vazhdojnë grevën, e cila ka shkaktuar mbyllje të pompave të benzinës.

Ata u përgjigjën kundër pasi qeveria tha se do të përdorin mënyrat obligative që të kthehen disa prej tyre të punojnë.

Greva, e cila ka hyrë në të tretën javë, ka shkaktuar mbylljen e gjashtë nga shtatë, të rafinerive të naftës.

Kolonat e gjata të veturave janë krijuar nëpër pompa dhe qeveria kërkon hapjen e tyre, raporton BBC.

Gati çdo e treta e pompave të benzinës në Francë po punojnë me sasi të kufizuara derisa shoqatat kërkojnë rritje të rrogave për punëtorët e tyre prej 10 përqind.

Kurse, kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne tha se nëse asnjë marrëveshje nuk arrihet midis kompanive të naftës dhe shoqatave, qeveria do të reagojë për të ‘çbllokuar situatën’.

Të ngjashme